NJU JORK, 1 maj /ATSH-DPA/ – Amazon raportoi rritje të madhe të biznesit për shkak të lulëzimit të tregtisë online gjatë rënies ekonomike nga pandemia e koronavirusit.
Sipas një raporti, në tremujorin e parë, shitjet e Amazon u rritën me 26% nga një vit më parë, në 75,5 miliardë dollarë.
Raporti gjithashtu tregoi se shpenzimet e Amazon ishin të larta gjatë pandemisë, kryesisht për shkak të një fushate rekrutimi në përgjigje të rritjes së klientëve të rinj në shërbimet e dërgesave.
Megjiathtë, vështirësitë më të mëdha nuk kanë ardhur ende, pasi e ardhmja e pandemisë mbetet e pasigurt. / /sara/




















