Ballina Bota

SHBA – Fauci: Vaksina kundër COVID-19 në janarin e vitit 2021

UASHINGTON, 30 prill /ATSH-ANSA-AFP/ – Anthony Fauci, virologu i njohur amerikan nuk përjashton faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta kenë vaksinën kundër COVID-19 deri në janarin e ardhshëm.

“Ne duam të vazhdojmë shpejt, por duam të sigurohemi që vaksina të jetë e sigurt dhe efektive. Unë mendoj se është e mundshme nëse gjërat shkojnë në drejtimin e duhur”, i tha ai medias.

SHBA-ja regjistroi gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 2 500 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, sipas të dhënave të universitetit ”Johns Hopkins”.

Pas dy ditëve ngadalësim, të dielën dhe të hënën, kjo rritje e re prej plus 2 502 e çon bilancin amerikan në 60 853 të vdekur në total që prej fillimit të pandemisë, sipas shifrave të aktualizuara në vazhdimësi nga ky universitet.

Vendi më i prekur, SHBA-ja, që kaloi dje pragun e një milion rasteve të diagnostikuara me COVID-19, numëron vetëm rreth një të tretën e rasteve të regjistruara në mbarë botën./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore, AKU gjobë 300 mijë lekë subjektit për tregtim produkti me ngarkesë pesticide
Artikulli tjetërCOVID-19/ Kryeinspektorja e ISHSH-së inspektime në Laç: Nuk ka shkelje të masave nga fasoneritë