Ballina Bota

KROACI – COVID-19 ”tkurr” ekonominë 9,4%

ZAGREB, 30 prill /ATSH-DPA/ – Ekonomia kroate pritet të bjerë me 9,4% për shkak të pandemisë Covid-19, tha sot kryeministri Andrej Plenkoviç.

Kabineti diskutoi një plan të strategjisë kombëtare të reformave, e përqendruar në rritjen e qëndrueshme, reformën e arsimit dhe financat.

“Ky program do të bazohet pjesërisht në vazhdimësi dhe pjesërisht në punë nën rrethanat e reja në nivelin europian”, tha Plenkoviç.

“Parashikimet tona të brendshme parashikojnë që PBB-ja do të zvogëlohet me 9,4%”, tha ai.

Kjo është rënia më e madhe ekonomike që nga lufta për pavarësi nga ish-Jugosllavia në vitet 1990.

Ndër industritë e goditura nga pandemia është turizmi, një gjenerues kryesor i parave në Kroaci.

Vitin e kaluar, turizmi gjeneroi 10,4 miliardë euro (11.3 miliardë dollarë), ose 17% të PBB-së./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Koca: Numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 3 174
Artikulli tjetërTë riatdhesuarit me banim në “zonat e kuqe” do vetëkarantinohen në banesë