BRITANI E MADHE – Aplikacion në celular për lehtësimin e daljes nga kufizimi

LONDËR, 28 prill /ATSH-AFP/- Shërbimet shëndetësore britanike njoftuan sot se po zhvillojnë aplikacionin e tyre të gjurmimit të kontakteve për kur të hiqen kufizimet, me një model të përqendruar dhe jo me qasjen e decentralizuar të propozuar nga Google dhe Apple, duke shpresuar që ta realizojnë atë brenda dy-tre javëve.

“Jemi në një fillim të mbarë. Shpresojmë që aplikacioni të jetë gati për kur të kemi nevojë për të, për kur vendi të ketë mjetet për të dalë nga kufizimi në mëbyrë të sigurt”, tha zyrtari i NSHX, dega e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS), përgjegjëse për inovacionin.

Britania e Madhe është një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit të ri me më shumë se 21 000 vdekje në spitale dhe mijëra të tjerë në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.

Për të shmangur një ngërç me daljen nga kufizimi, Britania e Madhe, si disa vende europiane, po përgatit një aplikacion smartphone për gjurmimin e kontaktit, i cili lejon një përdorues të paralajmërojë automatikisht përdoruesit e tjerë që ai ka hasur, nëse ai zbulon se është i infektuar me COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.