Ballina Bota

TAJVAN – Program për dhurimin e maskave ndaj vendeve në nevojë

TAIPEI, 27 prill /ATSH-DPA/ – Qytetarët tajvanezë tashmë mund të dhurojnë maska për të ndihmuar qytetarët në vendet e tjera kundër pandemisë COVID-19.

Shefi i Qendrës së Kontrollit të Epidemisë (CECC) dhe ministri i Shëndetësisë, Chen Shih-chung njoftuan se ministria kishte filluar programin e ri, të quajtur “Mbroni Tajvanin, Ndihmoni botën”.

Chen tha se përpjekjet e Ministrisë së Ekonomisë dhe shumë prodhuesve vendas i lejuan Tajvanit prodhim të madh të maskave cilësore dhe mundësinë për të manifestruar frymën e ndihmës së ndërsjellë ndërkombëtare.

Chen tha se qytetarët mund të përdorin një program të ri për të njoftuar Byronë e Sigurimit Kombëtar të Shëndetit nëse dëshirojnë të kontribuojnë në dhurimin e maskave për vendet në nevojë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShehu apel për lehtësim të masave: Lejoni shfrytëzimin e diellit dhe të detit, “terapi” kundër virusit
Artikulli tjetërMeta: Të shmanget kolapsi i sektorit fason, mbështetje punonjësve