Fier/ Ndërhyrje për riparimin e segmenteve rrugore të dëmtuara


TIRANË, 27 prill/ATSH/ Krahas zbatimit me rigorozitet të të gjitha masave parandaluese të COVID-19, bashkia e Fierit është fokusuar edhe në riparimet e segmenteve rrugore të dëmtuara në qytet.

Infrastruktura rrugore mbetet prioritet për bashkinë e Fierit, e cila veç zbatimit të projektit madhor urbanistik për rehabilitimin e qendrës së qytetit, nuk ka ndalur punën në çdo segment rrugor edhe brenda lagjeve të gjithë territorit.

Ndërkohë mirëmbajtja e këtyre segmenteve rrugore është një tjetër aspekt i punës së bashkisë.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi ndau sot pamje nga punimet në disa segmente rrugore të cilat po riparohen nga punonjësit e bashkisë. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.