Ballina Bota

FRANCË – Philipe paraqet planin e hapjes së vendit

PARIS, 26 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri francez, Edouard Philippe njoftoi se do të paraqesë të martën para Asamblesë Kombëtare planin e hapjes së vendit, pas mbylljes nga koronavirusi.

Bllokimi i rreptë në Francë ka filluar që nga 17 mars.

Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se masat do të hiqen gradualisht duke filluar nga 11 maji.

Philippe tha se “strategjia kombëtare do të bazohej në gjashtë tema, shëndetësia (maska, teste, izolim), shkolla, puna, dyqanet, transporti dhe tubimet”.

“Strategjia e hapjes do të shpallet në Asamblenë Kombëtare”, tha ai.

“Plani im do t’i nënshtrohet një debati dhe pastaj të votohet nga deputetët”, theksoi kryeministri francez./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia Durrës thirrje biznesit: Merrni vërtetimin dhe protokollin përkatës në e-Albania
Artikulli tjetërVIDEO/ Puka gumëzhin nga zërat e fëmijëve