Ballina Aktualitet

Vokshi: Respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi sot se, “kontratat sekrete për pajisjet spitalore antiCOVID janë përdorur nga qeveria si një mënyrë për të vjedhur shqiptarët dhe jo për të siguruar shëndetin e tyre”.

Në një deklaratë për mediet, Vokshi tha se, “nga 4 kontratat që mbahen të fshehta, ne kemi zbuluar vjedhje në 3 prej tyre, për testimet, për maskat e mjete të tjera mbrojtëse”, duke shtuar se kompania fituese ishte e paracaktuar nga qeveria”.

Ajo tha se “kompania fituese duhet të sillte 20 respiratorë brenda 7 ditëve dhe të tjerat më vonë. Kontrata u shkel në mënyrë flagrante duke sjellë vetëm 5 respiratorë nga 54”.

Vokshi theksoi se “prokuroria duhet të dalë nga karantina dhe të çojë para drejtësisë hajdutët që pasurohen kur shëndeti dhe puna e qytetarëve janë në rrezik”.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProcedura që ndiqet për personat që janë me COVID-19 në burgje, por nuk kanë shenja klinike
Artikulli tjetërFOTO/ Më shumë se 8 200 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes në 3 muaj