Procedura që ndiqet për personat që janë me COVID-19 në burgje, por nuk kanë shenja klinike

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpjeguar procedurën që ndiqet për rastet e dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19, për personat që vuajnë dënimin në burgje.

Eugena Tomini, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik thotë se “e kemi shprehur edhe herë të tjera. Për çdo rast të dyshuar apo të konfirmuar ndiqet protokolli kundrejt izolimit dhe vetëkarantinit për personat që janë pa simptoma dhe pa klinikë. Sigurisht po ndiqet protokolli”.

E pyetur mbi numrin e fëmijëve të shtruar tek Pediatria për shkak të prekjes nga infeksioni, ajo tha se s’ka asnjë të shtuar deri tani.

“Deri në këto momente, asnjë person i moshës pediatrike nuk ka qenë i shtruar apo hospitalizuar në pediatri”. z.tosku. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.