Ballina Bota

SHBA – Senati miraton një plan ndihme prej 500 miliardë dollarësh

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-AFP/ – Senati amerikan miratoi me unanimitet një plan të ri prej rreth 500 miliardë dollarësh për të mbështetur PME-të të goditura ndjeshëm nga kriza lidhur me COVID-19 duke ndihmuar spitalet dhe për të riforcuar depistimin e koronavirusit.

Mbështetur nga Donald Trump, ky tekst përfshin një ndihmë prej 320 miliardë dollarësh që do të disbursohen në formën e kredive për kompanitë me të paktën 500 punonjës.

Plani përfshin gjithashtu 75 miliardë ndihma për spitalet, 25 miliardë për depistimin e koronavirusit si dhe 60 miliardë kredi të destinuara për sektorët të ndikuar nga ekonomia, veçanërisht në bujqësi.

Plani do t’i paraqitet për votimin përfunditar Dhomës së Përfaqësuesve, ku duhet të miratohet para se të shpallet nga presidenti amerikan.

“I kërkoi Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojnë këtë plan”, deklaroi Donald Trump gjatë konferencës së përditshme për shtyp./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Shënohen 6 raste të reja me COVID-19 dhe 5 të shëruar
Artikulli tjetërZVICËR – Gati vaksina kundër COVID-19