Ballina Flash

Belsh, 700 pako ushqimore për familjet në nevojë

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Bashkia e Belshit në zbatim të vendimit të qeverisë, ka siguruar nga fondi i saj i Emergjencave Civile 700 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Ekipet e bashkisë për ditë të tëra shpërndan në familjet në nevojë pako ushqimore të siguruar nga bashkia përmes biznesit privat, organizatave të ndryshme humanitare dhe donatorëve të ndryshëm.

“Tani është faza e dytë dhe ky është kontribut i vetë bashkisë Belsh. Janë 700 familje në nevojë, të listuara sipas ligjit dhe vendimit të qeverisë, që përfitojnë pako ushqimore që ekipet e bashkisë po ua çojnë vet në çdo familje. Një shembull tjetër ky i shkëlqyer i humanizmit dhe solidaritetit të bashkisë Belsh, që këto ditë kaq të vështira po i ndodhet pranë kujtdo që ka nevojë për ndihmë, që nga pensionistët e vetmuar e deri tek familjet që përfitojnë përkrahje sociale për shkak të statusit të tyre ekonomik e ligjor. Në këtë mënyrë punonjësit e bashkisë po jetësojnë çdo ditë kredon e Kryeministrit Rama që në këto ditë të vështira të karantinës nga koronavirusi askush të mos ndjehet e të mbetet vetëm. Të gjithë bashkë do të ja dalim”, thuhet në njoftimin e bashkisë Belsh. z.tosku//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlimadhi del nga Spitali Infektiv: Mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin nga stafi mjekësor
Artikulli tjetërCOVID-19/ Organizata Ndërkombëtare e Detarisë: Detarët, në vijën e parë në luftën globale