Ballina Flash

40 personel shëndetësor të shëruar/ Manastirliu: Mjeku Xhaxho fiton betejën me COVID-19

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Mjeku i njohur reanimator Roland Xhaxho është shëruar nga infeksioni COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se së shpejti, Xhaxho do të lërë spitalin Infektiv. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani numri i të shëruarve të personelit mjekësor ka shkuar në 40.

“Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga COVID-19 dhe së shpejti do të lërë spitalin Infektiv. Janë 40 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 327 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″, tha ministrja.

Reanimatori Xhaxho prej më shumë se dy javësh, nga data 4 prill, ishte shtruar në Infektiv, pasi u prek nga koronavirus./a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI/ Pogradeci në vitet ’80, publikohet koleksioni i rrallë 
Artikulli tjetërPresidenti Thaçi shtrohet për pak orë në spital