Ballina Flash

SHBA – Taylor Swift anulon të gjitha koncertet në 2020

LOS ANXHELES, 18 prill /ATSH-DPA/ – Ngjarja e parë e madhe e planifikuar në “SoFi Stadium” nuk do të zhvillohet.

Taylor Swift, koncertet e së cilës u planifikuan më 25 dhe 26 korrik, do të kishin shënuar hapjen e stadiumit pesë miliardë dollarë në Los Anxheles.

Këngëtarja shtyu të gjitha koncertet live për pjesën e mbetur të vitit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Lufta kundër COVID-19 është sfidë shumë e madhe për bashkësinë tonë globale dhe siguria dhe mirëqenia e fansave duhet të jetë gjithmonë përparësia kryesore”, u shpreh Swift.

Ajo u konsiderua si këngëtarja e parë që do të zhvillonte koncertin e hapjes në një stadium NFL.

Në deklaratë thuhet se koncertet e shtyra do të planifikohen për vitin 2021. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA -NASA dërgon astronautë në hapësirë, për herë të parë pas 10 vitesh
Artikulli tjetërFOTOGALERI/ Rrugë të zbrazëta e dyqane të mbyllura, ATSH sjell pamje nga Tirana e boshatisur në fundjavë