SHBA -NASA dërgon astronautë në hapësirë, për herë të parë pas 10 vitesh

NJU JORK, 18 prill /ATSH-AA/ -Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka njoftuar se për herë të parë pas rreth 10 vitesh kanë arritur kapacitetin për të dërguar astronautë nga territori i SHBA-së në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) dhe se në muajin maj do të lëshojë anijen hapësinore që do të dërgojë dy astronautë.

Në një deklarate nga NASA thuhet se më 27 maj, nga qendra hapësinore Kennedy në Florida, SpaceX do të bëjë nisjen e austronautëve Doug Hurley dhe Bob Behnken për në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

“NASA që pas pezullimit të programit për anijen hapësinore në vitin 2011, për herë të parë do të lëshojë në orbitën e tokës një raketë me austronautë brenda saj nga territori amerikan”, thuhet në deklaratë.

Kompania SpaceX që u themelua 18 vite më parë për të zhvilluar punime të përbashkëta hapësinore me NASA-n, që nga themelimi i saj do të zhvillojë për herë të parë misionin e saj të fluturimit me ekuipazh.

Në deklaratën e NASA-s thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do të pranohen shikues gjatë lëshimit që do të bëhet në muajin maj.

Edhe pse SHBA dhe Rusia janë dy vende partnere që drejtojnë operacionin ISS, që nga viti 2011 e deri më tani Rusia është vendi i vetëm që ka aftësinë si vend për të lëshuar anije hapësinore me ekuipazh në ISS./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.