Ballina Flash

TEKNOLOGJI – Microsoft paraqet platformën “Computer Planetary”

KALIFORNIA, 17 prill /ATSH-ANSA/- Me rastin e festës së Ditës së Tokës më 22 prill, Microsoft ka prezantuar një platformë të bazuar në inteligjencën artificiale, të quajtur ”Planet Computer”, e cila shërben për të grumbulluar dhe analizuar të dhënat mjedisore nga e gjithë bota.

Qëllimi është të ndihmojmë qeveritë, organizatat dhe kompanitë në zhvillimin me zbatimin e projekteve të afta për të promovuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Nisma është pjesë e ”All for Earth”, program ndërkombëtar i Microsoft për të mbështetur njerëzit dhe entitetet në adresimin e sfidave mjedisore.

Në një postim të nënshkruar nga presidenti Brad Smith, Microsoft tha se synon të miratojë  parimet që synojnë arritjen e qëllimeve të biodiversitetit.

Ai shtoi se e vënë këtë teknologji në dispozicion të partnerëve dhe klientëve për t’i ndihmuar ata të marrin vendime që kanë të bëjnë me mjedisin./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDialogu Kosovë-Serbi/Lajçak bisedë me Kurtin e Rakiçin
Artikulli tjetërCOVID-19/ Franca dhuron 3000 maska për punonjësit e Policisë së Shtetit