LION, 17 prill /ATSH-AFP/- Disa mbetje litari 40 000-vjeçar u gjetën në dalje të Gorges de l’Ardèche, në jug të Francës, që dëshmojnë për kapacitete njohëse të papritura të njeriut të Neandertalit, njoftoi sot Qendra Kombëtare e Kërkimit shkencëtar (CNRS).
“Një analizë me mikroskop tregoi se këto mbetje ishin të përdredhura, një provë e modifikimit të tyre nga veprimtaria njerëzore. Ekzaminimi i fotografive zbuloi tre tufa me fije të përdredhura, të palosur së bashku për të formuar kordonë. Përveç kësaj, një analizë nga spektroskopia zbuloi se këta litarë përbëhen nga celulozë, me gjasa nga ajo halore”, detajoi CNSR.
Sipas studiuesve, këto pak fije vërtetojnë se, në kundërshtim me besimin popullor, Njeriu i Neandertalit nuk ishte më pak i përparuar teknologjikisht se Homo Sapiens./ /ervo/






















