Ballina Bota

IRAN – Arrin në 4 869 numri i viktimave nga COVID-19

STAMBOLL, 16 prill /ATSH-AA/ – Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shërnuar 92 viktima të reja nga COVID-19, duke e çuar në 4 869 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Në një deklaratë të publikuar nga televizioni shtetëror i Iranit, zyrtari për marrëdhëniet me publikun në ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour deklaroi se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 92 vdekje dhe 1 606 raste të reja me COVID-19.

“Numri i viktimave arriti në 4 869 ndërsa numri i rasteve të infektuara në 77 995”, theksoi Jahanpour, duke shtuar se 3 594 prej personave që po trajtohen në spital, ndodhen në gjendje kritike.

Ai deklaroi se gjithsej janë shëruar 52 229 pacientë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAsnjë i prekur me COVID-19 në burgjet e vendit
Artikulli tjetërFOKUS – Më shumë se 90 000 të vdekur në Europë nga COVID-19