Ballina Flash

Franca dhuron 1 mijë maska për bashkinë e Durrësit

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Franca dhuron 1 mijë maska mbrojtëse për bashkinë e Durrësit.

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, dhuroi për bashkinë e Durrësit 1 mijë maska mbrojtëse të prodhuara nga firma “Marlotex”.

Kryetari i bashkisë së Durrësit, Zhyljen Varfaj ka falënderuar ambasadoren Vasak për këtë ndihmë të çmuar që do të shërbejë për të mbrojtur punonjësit e bashkisë, vullnetarët dhe të gjitha ekipet t në terren që po punojnë çdo ditë si në shërbim të familjeve më në nevojë ashtu edhe në zbatimin rigoroz të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Me ambasadoren e Francës në Shqipëri, zonjën Christina Vasak, e cila dhuroi për bashkinë e Durrësit 1 mijë maska mbrojtëse të prodhuara nga firma “Marlotex”. Kjo ndihmë e çmuar do të shërbejë për të mbrojtur punonjësit e bashkisë, vullnetarët dhe të gjitha ekipet tona në terren që po punojnë çdo ditë si në shërbim të familjeve më në nevojë ashtu edhe në zbatimin rigoroz të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Solidariteti i bën më të lehta ditët e vështira!”, është shprehur kryebashkiaku Varfaj./r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Varhelyi: Me vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë dhe MV vumë në rrugën e duhur politikën e zgjerimit
Artikulli tjetërShtesat në Kodin Penal/ Shtrëngojmë masat që të mbrohemi nga ata që nga hapja mund të sjellin rimbylljen