Ballina Bota

KANADA – PBB-ja bie me rreth 9% për shkak të COVID-19

OTAVA, 15 prill /ATSH-AFP/-Prodhimi i brendshëm bruto i Kanadasë (PBB) u kontraktua me rreth 9 % në mars për shkak të krizës së koronavirusit, rënia më e madhe mujore që nga viti 1961, viti i parë në të cilin janë përdorur të dhëna të krahasueshme, vlerësoi sot “Statistics Canada”.

“Si rezultat i kësaj tkurrjeje të papritur parashikohet një rënie e ekonomisë kanadeze prej rreth 2,6% për tremujorin e parë”, njoftoi Instituti i Statistikave në një vlerësim të shpejtë të pazakontë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një tkurrje prej 6,2% në PBB-së kanadeze në vitin 2020, e ndjekur nga një zbritje prej 4,2% në 2021, sipas vlerësimeve të lëshuara të martën.

Megjithatë, aktiviteti në mars u rrit në disa sektorë në Kanada, të tilla si kujdesi shëndetësor, shpërndarja e ushqimit, shitja me pakicë në internet dhe transmetimi në internet, pavarësisht madhësinë e përçarjes ekonomike që erdhi nga masat e qëllimshme të marra për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve kanadezë përballë koronavirusit të ri./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO- Vlorë, qytetarët respektojnë masat kundër COVID-19 dhe distancimin social
Artikulli tjetërCOVID-19/ Kryeministri Kurti viziton Fushë-Kosovën dhe Obiliqin