Ballina Bota

BRITANI E MADHE – 761 të vdekur në 24 orët e fundit

LONDËR, 15 prill /ATSH-AFP/- Britania e Madhe numëroi 761 vdekje shtesë në spitale nga koronavirusi i ri, një bilanc që shënon një ngadalësim shumë të lehtë në krahasim me një ditë më parë (778 të vdekur), gjë që e çon në 12 868 numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19 në vend.

Numri i personave të testuar pozitivisht ka arritur në 98 476, një rritje prej 4 605, ​​në krahasim me një ditë më parë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Shifrat e publikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore britanike përfshijnë vetëm vdekjet në spital të pacientëve të testuar pozitivisht, një metodë e kritikuar sepse nuk përfshin vdekjet në azilet e pleqve dhe në këtë mënyrë zbut ndikimin e vërtetë të pandemisë.

Sipas shifrave të publikuara të martën nga Zyra Kombëtare e Statistikave, Anglia dhe Uellsi regjistruan gjithsej 6 235 vdekje, që nga 3 prilli, të lidhura me COVID-19.

Në Skoci, Zyra e Statistikave Skoceze regjistroi 962 vdekje të lidhura me COVID-19, nga të cilat pothuajse një e katërta (237) në azilet e pleqve./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Bocelli thyen rekordin me 32 milionë shikime për 24 orë
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO-Shkodër/ Tunel dezinfektimi në tregun ushqimor në Rus, ATSH sjell pamjet nga masat kundër përhapjes së COVID-19