TIRANË, 13 prill/ATSH/ Brigadat e OSHEE-së janë duke punuar intensivisht prej disa orësh për normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike të qytetit Librazhd dhe zonave përreth, pas djegies së transformatorit mbrëmjen e shkuar, rreth orës 21:00.
Në fillim u morën masat per t’i dhënë energji elektrike spitalit dhe Komisariatit të Policisë përmes gjeneratorit nga ana e OSHEE.
Aktualisht, nga brigada e drejtorisë së Tensionit të Lartë, njësia Elbasan po kryhet procesi i zëvendësimit të transformatorit të djegur në n/stacionin 110/10 kV. /k.s/j.p//r.e/





















