HAVANA, 11 prill /ATSH-DPA/ Qeveria kubane pezulloi transportin publik dhe mbylli qendrat tregtare, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Sipas qeverisë do të lejohet vetëm transporti i punëtorëve që ofrojnë shërbime jetike, siç është personeli mjekësor dhe transportuesit e ngarkesave, për të garantuar furnizimin e mallrave thelbësorë.
Disa medie lokale njoftuan se furnizimi i mallrave thelbësorë është penguar tashmë nga embargoja amerikane dhe shpërthimi i koronavirusit ka shkaktuar radhë më të gjata në dyqanet ushqimore.
Baret dhe restorantet nuk lejohen të shërbejnë ushqim dhe pije dhe duhet të mbyllen plotësisht pas orës 20:00.
Ministri i Shëndetësisë konfirmoi 564 të infektuar dhe 15 viktima nga koronavirusi. /sara/r.e/























