TIRANË, 10 prill/ATSH/ Në vendin tonë deri tani janë evidentuar 416 të infektuar me COVID-19, 211 raste aktive, 182 të shëruar, 23 të vdekur, ndërsa janë kryer 3 385 teste gjithsej.
Shifrat bëhen të ditura nga adresa zyrtare e platformës “coronavirus.al”, e krijuar me qëllim informimin e qytetarëve për shifrat zyrtare, vetëm për situatën e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri.
Përmes kësaj platforme qytetarët kanë mundësi të ndjekin në kohë reale të rejat nga fronti i luftës kundër COVID-19. z.tosku/r.e/













