Ballina Bota

GREQI – Sërish masa të reja të ashpra për Pashkët

ATHINË, 9 prill /ATSH-ANA/ – Greqia forcoi sërish masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Autoritetet ushtruan kontrolle të rrepta në stacionet e autostradave kombëtare, portet dhe stacionet e tjera të udhëtimit në distanca të gjata, pikërisht kur vendi ndodhet përpara festës së Pashkëve.

Gjatë konferencës ditore për shtyp të profesorin Sotiris Tsiodras për statistikat e koronavirusit në Greqi, zëvendësministri i Mbrojtjes Civile për Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias tha se kontrolli i rreptë hyri në fuqi dje në orën 18:00.

Ai paralajmëroi që kushdo që thyen rregullat dhe kalon në rrugët që çojnë në autostradat kombëtare dhe rrugët kryesore brenda dhe jashtë qyteteve, do të kthehej mbrapsht,  targat e makinave të tyre do t’u sekuestroheshin për 60 ditë dhe do të gjobiteshin 300 euro.

Të njëjtat masa të rrepta do të zbatoheshin në aeroporte, porte, stacione hekurudhore dhe autobusë në distanca të gjata.

”Të gjitha masat do të jenë në fuqi deri më 27 prill”, tha ai.

Punëdhënësit që japin leje për të shkelur shtetrrethimin për persona që nuk bëjnë punë thelbësore do të gjobiten me 10 500 euro për person dhe do të ndiqen penalisht./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak52 të shtruar tek Infektivi, 5 prej të cilëve në terapi intensive
Artikulli tjetërBasha: Qeveria të shpërblejë policët në krye të detyrës