Ballina Bota

ZVICËR – ILO: Kriza e papunësisë nga COVID-19 më e rënda që nga Lufta e Dytë Botërore

GJENEVË, 7 prill /ATSH-AFP/- Me pandeminë e koronavirusit të ri, tregu i punës po përballet me krizën më të rëndë të tij që nga Lufta e Dytë Botërore, 1,25 miliardë punëtorë rrezikojnë të largohen nga puna ose t’u ulet paga, vlerësoi Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Sipas një studimi të ri të botuar sot, kjo agjenci e OKB-së vlerëson se pandemia e koronavirusit të ri pritet të zhdukë 6,7 % të orëve të punës në botë vetëm gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, domethënë 195 milionë të ekuivalentëve me kohë të plotë (për një javë pune 48-orëshe).

“Në nivel global, këto humbje shkatërruese, përsa i përket orëve të punës dhe vendeve të punës, përbën krizën më serioze botërore që nga Lufta e Dytë Botërore”, paralajmëroi ILO.

Këto humbje të mëdha për sa i përket vendeve të punës pritet veçanërisht në vendet me të ardhura mesatare të larta, një situatë që po shkon shumë më larg efekteve të krizës financiare të 2008-09.

Vendet arabe dhe Europa pritet të preken fuqishëm, përsa i përket popullsisë së tyre, por në shifra absolute është rajoni Azi-Paqësor që pritet të vuajë më së shumti, në këtë periiudhë të vitit./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCE – Macron do t’i drejtohet kombit mbi gjendjen e COVID-19
Artikulli tjetërEfektivët e Forcave të Armatosura në vijën e parë të betejës me COVID-19