PARIS, 7 prill /ATSH-MIA/- Presidenti francez Emanuel Makron do t’i drejtohet kombit në mbrëmje për gjendjen me koronavirusin e ri, lajmëroi radioja franceze “Europa 1”.
Sipas të dhënave, përhapja e virusit COVID-19 në mënyrë të përshpejtuar po raportohet në gjithë vendin, ndërsa numri i të vdekurve dhe personave në trajtim intensiv po rritet.
Në Francë, janë prekur nga koronavirusi 98 010 persona dhe kanë ndërruar jetë 8 911. /os/






















