TIRANË, 7 prill/ATSH/ Doktor Dhimitër Kraja pas shërimit nga COVID-19 do të rikthehet sërish në krye të detyrës.
Doktor Kraja braktisi jetën e qetë në pension, për t’u rikthyer në krye të detyrës si në 48 vitet e karrierës së shquar profesionale, duke u bërë burim frymëzimi për bluzat e bardha që janë në radhën e parë të betejës me pandeminë.
Gjatë shërbimit të tij, në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19, ai u infektua nga kjo sëmundje. Ekipi Mjekësor bëri të pamundurën për shërimin e tij dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau më 4 prill lajmin e mirë që doktor Kraja ishte shëruar
Tanimë, ai do të rikthehet sërish në frontin e luftës duke u shërbyer pacientëve me përshkushtim.
Lajmi per rikthimin e tij në “luftë”, u bë i ditur nga sekretari për Marrëdhëniet me Mediet në PS, Alfred Peza. /z.tosku/ /a.a/























