Ballina Bota

GJERMANI – BMW në kolaps nga COVID-19

MYNIH, 6 prill /ATSH-DPA/ – BMW shiti 20,6% më pak makina në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar, me pandeminë koronavirus që çon shitjet drejt rënies në Kinë, Europë dhe SHBA, tha sot prodhuesi i makinave gjermane.

“Rreth 80% e të gjitha dyqaneve me pakicë në Europë dhe 70% e atyre në SHBA aktualisht janë të mbyllura për shkak të koronavirusit”, tha BMW në një deklaratë.

”Kompania është duke përshtatur vëllimet e saj të prodhimit”, tha anëtari i administrimit të BMW, Pieter Nota.

“Në Kinë, ne po shohim shenjat e para të rimëkëmbjes me një konsum të fortë”, vuri në dukje ai.

”Ruajtja e shëndetit të punonjësve, likuiditeti i kompanisë dhe suksesi i saj afatgjatë tani është thelbësor”, tha BMW.

Në tremujorin e parë, i cili kalon nga janari deri në fund të marsit, BMW shiti vetëm 477 111 vetura të tipit BMW, Mini dhe Rolls-Royce.

Në Kinë, shitjet ishin 31%, ndërsa ato ranë me 18% në Europë dhe 17% në SHBA./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZvicër/ “The Voice”, këndojnë nga shtëpia. Mes finalistëve edhe një shqiptare
Artikulli tjetërFRANCË – 357 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë, shifra më e ulët në një javë