Ballina Flash

Bonusi i bebes vijon të jepet normalisht

TIRANË, 6 prill /ATSH – A. Fortuzi/ Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi sot me qytetarët, ka nënvizuar se bonusi i bebes nuk do të preket dhe do të vijojë të jepet normalisht.

Kryeministri Edi Rama, duke i’u përgjigjur interesit të qytetarëve lidhur me çështjen e bonusit të bebes, në kuadër të masave të marra nga qeveria për përballimin e pandemisë COVID 19, nënvizoi se nuk do të ketë asnjë ndryshim.

“Bonusi i bebeve s’ka asnjë ndryshim dhe nuk do të ndërpritet asnjë ditë dhe nuk do të preket asnjë qindarkë për të porsalindurit. Do të vazhdojmë të japim bonusin e bebes në të njëjtën rrugë”, – tha Rama.

Sa i takon fondeve të BE, Rama tha se paratë nuk janë në valixhe, por kanë synim sistemin tonë shëndetësor në luftën ndaj COVID-19.

“Nuk ka fonde të BE në valixhe që kanë ardhur këtu dhe të marrësh ti lekë, fondi i BE është për të mbështetur qeverinë shqiptare, një fond 50 milionë euro që vjen në mars të vitit të ardhshëm dhe pjesa e parë nuk ka ardhur ende dhe kur të vijë nuk vjen kesh, por është fond për sistemin tonë shëndetësor”, – tha Rama. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Policia: Kufijtë janë mbyllur, qytetarët rezidentë në vende të tjera të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë
Artikulli tjetër“Nuk është kohë për opozitë të llojit skarco”/ Rama-Bashës: Do apo s’do ti, strategjinë e testeve nuk e bëj unë, por ekspertët