Ballina Flash

Ambasadori britanik në Kosovë: S’ka politikë me virusin, të bashkuar e tejkalojmë këtë sëmundje 

PRISHTINE, 6 prill /ATSH/ -Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholass Abbott, deklaroi se në këtë kohë është i mirëpritur bashkëpunimi mes komuniteteve.

Duke cituar Mbretëreshën Elizabet që tha se do ta tejkalojmë këtë sëmundje nëse jemi të bashkuar e të vendosur, Abbott tha se s’ka politikë me virusin.

“Në këtë kohë të vështirë, bashkëpunimi mes komuniteteve, që e kemi parë javën e shkuar mes ministrave Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, dhe mes kryekomunarëve Agim Bahtiri e Goran Rakiq në Mitrovicë, është i mirëpritur dhe përshëndetur. Siç ka thënë edhe Mbretëresha dje, nëse jemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. S’ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, tha Abbott./KosovaPress/ /e.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit
Artikulli tjetërCOVID-19/ Lleshaj: Do thellojmë masat e sigurisë në Shkodër, jemi në një kohë anormale dhe duhet ndërgjegjësim