MADRID, 5 prill /ATSH-DPA/ – Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa deklaroi sot se karantina e vendosur në vend para tre javësh ka ndikuar në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.
“Karantina po funksionon, të dhënat e mbledhura konfirmojnë stabilizim të situatës”, shtoi Illa.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar rreth 6 000 raste të reja, duke e çuar në 130 000 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Një ditë më parë u regjistruan 7 000 raste të reja. / /sara/












