Ballina Flash

GJERMANI – Pandemia i bën trenat edhe më të… përpiktë!

BERLIN, 5 prill /ATSH-DPA/ – Mungesa e pasagjerëve për shkak të masave të rrepta të distancimit social në Gjermani do të thotë që trenat po ecin më me efikasitet, tha sot operatori shtetëror hekurudhor i vendit.

”Deutsche Bahn” theksoi se 82,4% e të gjithë trenave me distanca të gjata arritën në kohë në destinacionin e tyre gjatë muajit mars.

”Kjo ishte 4,1 pikë përqindje më mirë sesa në mars të një viti më parë dhe 3,1 pikë më shumë sesa në shkurt”, deklaroi ”Deutsche Bahn”.

Arsyeja kryesore për vonesat, kur pasagjerët ngjiten dhe zbresin nga platformat kur ato janë në kapacitet të plotë, është eleminuar pasi ka shumë më pak njerëz që udhëtojnë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Frekuenca e trenave është gjithashtu dukshëm më e ulët se zakonisht.

Një tren konsiderohet i vonuar në Gjermani nëse arrin në destinacionin e tij gjashtë minuta ose më shumë pas kohës së caktuar.

”Deutsche Bahn” ka vendosur një objektiv, 78% e trenave të mbërrijnë në kohë në vitin 2020./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakImeraj për ATSH: Bashkia e Dibrës, 205 pako ushqimore për familjet në nevojë
Artikulli tjetërKukës/ Gjici për ATSH: 200 pako ushqimore në fundjavë, 2500 ndihma në total