NJU DELHI, 4 prill /ATSH-DPA/ – Një çift në shtetin qendror të Indisë, Chhattisgarh, ka emëruar binjakët e tyre të porsalindur Corona dhe Covid në mes të bllokimit mbarëkombëtar të vendit nga pandemia.
Binjakët, një djalë dhe një vajzë, kanë lindur në një spital qeveritar në kryeqytetin shtetëror Raipur, më 27 mars.
Çifti indian tha për DPA-në se emrat do t’i kujtonin ata për vështirësitë që hasën para lindjes së suksesshme të foshnjave në spital.
Preeti Verma, nëna 27-vjeçare e binjakëve, tha se ata nuk kishin asnjë ndihmë pasi familjarët e tyre nuk mund të shkonin në Raipur për shkak të bllokimit.
“Ne donim që emrat të ishin të paharrueshëm dhe unikë”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se stafi i spitalit u kishte sugjeruar emrat.
“Përveç këtyre emrat janë të bukur në vetvete. Ne dëshirojmë që frika e lidhur me këta emra të marrë fund dhe publiku të përqendrohet te higjena”, shtoi ajo.
Çifti tha se kishte pasur presion nga prindërit për ndryshimin e emrave.
India me 1,3 miliard banorë është në një mbyllje trejavore deri në 14 prill./ a.jor.













