Ballina Flash

Manastirliu: Shërohen edhe 3 infermierë të prekur nga COVID-19

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Tre infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues janë shëruar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë të shërimit të 3 infermierëve të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

“Në total deri tani janë shëruar 18 personel shëndetësor”, shprehet Manastirliu.

“COVID-19, lajm i mirë. Edhe 3 infermierë janë shëruar. Shkon në 18 numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë”, – shprehet Manastirliu./k.s/ /a.g/ /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërmet vijon shpërndarja e ndihmave/ Kryebashkiakja Hoxha për ATSH: Deri tani janë ndihmuar 100 familje dhe 193 të moshuar
Artikulli tjetërSi e ndryshoi COVID-19 jetën e miliona banorëve/ Pamje të qeta nga Shqipëria dhe bota