Ballina Bota

SHBA – Biden: Të lehtësojmë sanksionet amerikane ndaj Iranit

UASHINGTON, 3 prill /ATSH-ANSA/- Joe Biden, kandidati demokrat në garën drejt Shtëpisë së Bardhë, bëri thirrje sot për një lehtësim të sanksioneve amerikane kundër vendeve më të prekura nga pandemia e koronavirusit, duke filluar me Iranin, veçanërisht për të lehtësuar ardhjen e furnizimeve mjekësore.

“Në zemër të kësaj pandemie vdekjeprurëse që nuk respekton asnjë kufi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndërmarrin hapa për të ofruar ndihmën që munden për kombet më të prekura nga virusi, përfshirë Iranin,” tha Biden në një deklaratë.

Kujtojmë që COVID-19 ka prekur të gjitha vendet, dhe në SHBA 305 milion amerikanë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, më shumë se 90% e popullsisë së saj. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Spanjollët ”u sulen” në panik birrës, verës, ullinjve dhe çokollatave
Artikulli tjetërSPORT – FIFA: Asnjë ndeshje nuk është më e rëndësishme se jeta e njeriut