Ballina Aktualitet

Qytetarët lëvizin me leje, policia kontrolle në të gjithë vendin

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/831907297329437/?t=2

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qytetarët po iu përgjigjen pozitivisht masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, duke kufizuar daljet dhe duke u pajisur me leje për rastet e nevojshme.

Përmes pamjeve, Kryeministri paraqiti edhe punën e palodhur të forcave të policisë për të verifikuar lejet e qytetarëve.

“Super qytetarët me lejen në celular, super Policia e Shtetit me kontrollet”, theksoi Kryeministri.

Prej ditës së hënë në të gjithë vendin është e ndaluar dalja e qytetarëve pa aplikuar online për lejen dhe pa marrë miratimin, përveç rasteve kur ata shkojnë në punë,ndërsa pensionistët e kanë të ndaluar të dalin për asnjë lloj shërbimi.

Janë strukturat e bashkisë dhe Forcave të Armatosura që po ju vijnë në ndihmë duke iu siguruar atyre çdo shërbim të nevojshëm. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Nisma e qeverisë për qiratë pozitive, i jep frymëmarrje biznesit dhe familjeve
Artikulli tjetërKOMENT – Roth: Gjermania po shqyrton sanksione kundër Hungarisë