Ballina Flash

MJEKESI – OBSH: Do të rishikojmë rekomandimet për përdorimin e maskave

GJENEVE, 3 prill /ATSH-ANSA/- Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) mund të rishikojë rekomandimet e saj për përdorimin e maskave në dritën e rezultateve të një studimi të ri të ekspertit të sëmundjeve infektive David Heymann.

Pikat e lëshuara nga një kollë apo teshtitje mund të ‘udhëtojnë’ në ajër për distanca shumë më të gjera nga sa mendohej sipas David Heymann.

Heymann ndërkohë president i një grupi këshilltarësh të OBSH-së, deklaroi për BBC se do të vlerësojë nëse për të ngadalësuar përhapjen e virusit është e nevojshme që më shumë njerëz të mbajnë maska. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQeveria aprovon nismën për anëtarësim në EURIMAGES
Artikulli tjetërLONDËR – Spital gjigant fushor kundër COVID-19