Ballina Flash

MJEKESI – Koronovirusi “preferon” të ftohtin e thatë

MILANO, 3 prill /ATSH-ANSA/- Koronovirusi preferon të ftohtin e thatë, ndërsa përhapet më pak shpejt në klimat shumë të nxehta dhe të lagështa, është zbulimi i dy studiuesve italianë. Francesco Ficetola dhe Diego Rubolini nga Universiteti Shtetëror i Milano, e zbuluan atë, duke studiuar marrëdhëniet midis rasteve COVID-19 dhe kushteve klimatike në një shkallë globale.

Vëmendja duhet të mbetet shumë e lartë, sepse COVID-19 është një armik veçanërisht i fshehtë: ai është në të vërtetë i aftë të replikojë veten në traktin e sipërm të frymëmarrjes, në mënyrë që të përhapet edhe tek ata që vuajnë vetëm nga simptoma të buta, siç tregohet nga një studim i Universitetit Charité të Berlinit botuar në revistën ”Nature”.

Sidoqoftë, sa më shumë dimë për koronavirusin e ri, aq më shumë bëhet e mundur të kuptohet se çfarë mund të frenojë rrugëtimin e tij në botë.

Studiuesit e Universitetit Shtetëror të Milanos arritën në këtë përfundim pasi llogaritën shkallën e rritjes së rasteve Covid-19 në mbi 100 vende dhe makro rajone në të gjithë botën. Shifra është llogaritur në ditët e para të epidemisë, në mënyrë që të matet shkalla reale e përhapjes së virusit para se të hyjnë në fuqi masat e kontrollit.

Nga kryqëzimi me vlerat mesatare të temperaturës dhe lagështisë tipike të muajve të epidemisë, doli që infeksioni përhapet më shpejt në temperatura mesatare prej rreth 5 ° C dhe lagështi mesatare të ulët.

Ndërsa në klimat shumë të nxehta dhe të lagështa karakteristike për disa zona tropikale, epidemia duket se avancon shumë më ngadalë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Nuk respektuan masat kundër COVID-19, arrestohet 34 persona 
Artikulli tjetërNisin aplikimet/ Pagesa e papunësisë sa dyfishi i shumës standarde, procedura online