Ballina Bota

COVID-19 – Merkel rikthehet në zyrë pas karantinës

BERLIN, 3 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel është rikthyer në zyrën e saj, pasi kaloi dy javë në karantinë, në shtëpi, për shkak të koronavirusit, deklaroi sot  zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

“Tani puna e saj vazhdon nga kancelaria, me masa distancimi social”, shtoi Seibert.

Merkel hyri në karantinë më 22 mars pasi u informua se ajo kishte pasur kontakte më 20 mars me një mjek që më pas kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mjeku e kishte vaksinuar Merkelin në mënyrë parandaluese kundër pneumokokut, një lloj bakteri që mund të shkaktojë pneumoni.

Kancelarja Merkel u testua tri herë për koronavirusin, por të gjitha testet rezultuan negativ.

Ajo megjithatë vendosi të përfundojë karantinën dyjavore, gjatë së cilës punoi nga shtëpia./ a.jor

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ 758 familje në nevojë dhe pensionistë të vetmuar u ndihmuan me ushqime e barna
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – iPod mbush 10 vjeç