Ballina Bota

BM – Mbi 3 600 viktima nga COVID-19

LONDËR, 3 prill /ATSH-AA/ – Numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe arriti në 3 605, ku 684 viktima u regjistruan vetëm në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, me 684 vdekje të reja të regjistruara, është shënuar rritja më e madhe ditore deri tani, ndërkohë që numri i rasteve është rritur në 38 168.

Në 24 orët e fundit janë kryer 11 767 teste, ndërsa numri total i testeve është 173 874.

Derisa karantina e pjesshme të japë efekt, në vend pritet një rritje e numrit të viktimave dhe rasteve të reja. / /sara//a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Qeveria planifikon ndihmë të mëtejshme për bizneset e goditura nga kriza e virusit
Artikulli tjetërAlibeaj: Qeveria nuk ka bërë transparencë me tenderin e ushqimeve