TIRANË, 31 mars/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Tiranë po i nënshtrohet një rikonstruksioni me qëllim përmirësimin e kushteve të shërbimit për qytetarët.
“Në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Tiranë punohet që të shfrytëzohet edhe më shumë faza e pezullimit të shërbimeve nga emergjenca COVID-19, duke mos çuar dëm asnjë minute”, bën të ditur kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja.
Gonxhja tha se rikualifikimi zgjidh gjithë problemet e mbartura për kushtet e punës, për personelin e sallat për qytetarët dhe subjektet.
Në rikonstruksion përfshihen edhe arkivat, sallat e testimit, zyrat e administratës, rrjetet e sistemet, gjithë ergonominë e sigurinë, brenda e jashtë, sistemimet e strukturat izoluese.
Ndërkohë, informoi Gonxhja, po vijojmë shërbimin online për qytetarët.
/a.gjonaj/ /a.g/ /r.e/























