LONDËR – Arrin në 1 415 numri i të vdekurve nga COVID-19

LONDËR, 31 mars /ATSH-AFP/ – Autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe njoftuan se numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 1 415, me 180 të vdekur të njoftuar në 24 orët e fundit duke duke vlerësuar se përhapja e sëmundjes mund të ngadalësohet.

“Në Britaninë e Madhe, ne mund të shohim disa shenja të hershme të ngadalësimit të disa indikatorëve”, theksoi për BBC dhe Radio 4, Neil Ferguson, një epidemiolog në “Imperial College” në Londër.

“Por ne shohim numrin e madh të shtruarve të rinj në spital sot, kjo duket se po ngadalësohet pak tani. Ende nuk është arritur aty ku duhet pasi numrat po rriten çdo ditë, por shkalla e kësaj rritje është ngadalësuar”, theksoi ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i princit Charles ka njoftuar se ai ka dalë nga vetë-izolimi i koronavirusit. Trashëgimtari 71-vjeçar i fronit njoftoi javën e kaluar se kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Megjithatë, ndikimi i përhapjes së koronavirusit akoma ndjehet në Britani.

Mediat lokale njoftojnë se këshilltari i kryeministrit Boris Johnson, Dominic Cummings, shfaqi simptoma të koronavirusit gjatë javës dhe është në vetë-izolim.

Andrew Goddard, kreu i Royal College of Physicians, tha se rreth një e katërta e mjekëve nuk punojnë pasi janë ose të infektuar me koronavirus ose në izolim pasi një anëtar i familjes ose personi me të cilin jetojnë është i infektuar./ ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.