MYNIH, 26 mars /ATSH-DPA/ – Masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit kanë pothuajse boshatisur sistemin e autostradave në Gjermani, sipas Shoqatës Gjermane të Automobilave (ADAC), pasi shumica e qytetarëve po qëndrojnë në shtëpi.
Një zëdhënës i kësaj shoqate tha se vëllimi i trafikut në sistemin e autostradave të vendit ra ndjeshëm pas kufizimeve fillestare.
Ekspertët regjistruan një ulje të ndjeshme javën e kaluar edhe përpara se të vendoseshin kufizimet zyrtare.
Dy javë më parë, në rrethana kryesisht normale, u regjistruan 9 400 bllokime trafiku me një gjatësi totale prej 14 500 kilometra dhe një kohë pritjeje prej 4 350 orësh.
Javën e kaluar kishte pak nën 4 000 bllokime trafiku me një gjatësi totale rreth 4 900 kilometra, në të cilën drejtuesit e automjeteve dhe kamionëve duhej të prisnin rreth 1 370 orë.
Një rënie e ndjeshme ka ndodhur gjatë javës.
Ndërsa ndodhën 840 dhe 995 bllokime trafiku respektivisht të hënën dhe të martën, të premten, një nga ditët më të ngarkuara të javës, kishte vetëm 396.
Gjermania njoftoi dje se do të mbyllte kufijtë e saj për punëtorët sezonalë të fermave, ndërkohë që më 17 mars kishte ndaluar udhëtimet jothelbësore nga jashtë BE-së./ a.jor.























