Ballina Bota

SERBI – 303 të infektuar dhe katër viktima

BEOGRAD, 25 mars /ATSH-AA/ – Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar deklaroi sot se viktima e katërt e koronavirusit në vend ishte një grua 60-vjeçare nga Nishi, e cila prej vitesh vuante edhe nga çrregullimet diabetike.

Lonçar gjatë një prononcimi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) tha se ajo ka qenë në respirator që nga 21 marsi dhe se kishte një formë të rëndë të sëmundjes dhe se mjekët kishin luftuar për jetën e saj deri në minutën e fundit.

Ministri përsëriti thirrjen e tij për qytetarët që të përmbahen nga kontaktet, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të dëgjojnë këshillat e ekspertëve.

”Deri dje, në respirator ishin 21 persona, kryesisht pacientë në gjendje të rëndë dhe nuk pati ndonjë ndryshim domethënës deri sot në mëngjes”, tha Lonçar.

Sipas të dhënave më të fundit, 303 persona janë të infektuar me koronavirus në Serbi, përfshirë dy foshnje.

Gjithsej 54 persona të infektuar u regjistruan dje, ndërsa 152 persona të infektuar nga virusi u shtruan në spital.

Deri më tani, 15 persona janë shëruar nga koronavirusi, përfshirë një vajzë me diabet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Artikulli tjetërIZRAEL – Qeveria mbyll sinagogat për shkak të koronavirusit