STOKHOLM, 23 mars /ATSH-DPA/ – Danimarka zgjati mbylljen e kufijve dhe shkollave deri më 13 prill, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e kornavirusit, deklaroi kryeministrja, Mette Frederiksen.
“Masat, duke përfshirë mbylljen e kopshteve, shkollave, universiteteve, qendrave tregtare, kafeneve, klubeve të natës dhe palestrave, synojnë të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit”, theksoi Frederiksen.
Në pushimet e ardhshme të pashkëve, që përfundojnë më 13 Prill, ajo i kërkoi qytetarëve të shmangin udhëtimet jo të rëndësishme, madje edhe brenda vendit. / /sara/













