Ballina Bota

MJEKESI – OBSH: Nevojiten 150 milionë teste për COVID-19 në gjithë botën

GJENEVE, 21 mars /ATSH-MIA/ – “Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpërndarë deri më tani rreth 1.5 milionë teste për koronavirusin në të gjithë botën, por në të ardhmen mund të duhen 80 deri 100 herë më shumë për të përmbushur nevojat”, tha Majk Rajan, përfaqësues i kësaj organizate.

“Kjo është analizë ekstreme, por ky është përfundimi që kemi arritur,” tha Rajan.

Sipas tij, OBSH-ja po përballet me vështirësi të reja në të gjithë botën në sistemimin e personelit dhe materialeve, përfshirë edhe testet për koronavirus dhe pajisje mbrojtëse. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Britania e Madhe mund të goditet më keq se Italia nga COVID-19
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Ferrari, ndihmë në prodhimin e më shumë pajisjeve respiratore