TIRANË, 20 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Policia dhe ushtria janë angazhuar sot në sigurimin e radhëve e të distancave në hyrje e brenda pikave të shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike”.
“Ju përgjërohem të gjithëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje, vuajtje, zgjatje të pafundme të kësaj lufte”, tha Rama.
Ndërkohë, Kryeministri solli disa shembuj në foto se si e lufton bota armikun kur shkon për të blerë ushqime e ilaçe, madje edhe para dyqanit në armëve apo në shtëpinë e Zotit rrinë në radhë e në distancë.
/m.m/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























