BRUKSEL, 20 mars /ATSH/- OBSH- ja ka deklaruar se shpërthimi dhe reagimi ndaj COVID-19 është shoqëruar me një “infodemik” masiv, të cilin ajo e përshkruan si një tepricë informacioni, disa të sakta dhe disa jo, duke e bërë të vështirë gjetjen e burimeve të besueshme të informacionit dhe udhëzimeve, sipas EEAS NEWS.
Ja disa nga fake news
Koronavirusi është një armë biologjike e lëshuar nga Kina, SHBA, Britania e Madhe apo edhe Rusia me qëllim shkatërrimin e BE-së dhe NATO-s.
Koronavirusi nuk u shpërtheu në Wuhan, Kinë. SHBA-ja po fsheh origjinën e tij të vërtetë, domethënë ka dalë nga laboratorët amerikanë ose pronë e SHBA-së në të gjithë botën.
Përhapja është shkaktuar nga migrantët dhe migrantët po përhapin virusin në BE.
Koronavirusi është i lidhur me 5G (Wuhan, si një vend testimi 5G).
BE nuk ka arritur të trajtojë krizën. BE është një katastrofë për Europën.
BE nuk është e gatshme të sigurojë mbështetje urgjente për shtetet anëtare.
Kina po vjen për të shpëtuar BE-në, ndërsa Brukseli braktis vendet anëtare të BE-së.
Shengen nuk ekziston më. Europianët janë në karantinë, por migrantët mund të lëvizin lirshëm.
Koronavirusi është një shaka, nuk ekziston.
BE mund të vendosë vaksinime masive
Kura: pretendohet se ekzistojnë barna natyrore për të kuruar virusin.
Teori të ndryshme komplotiste: parashikime historike në lidhje me pandeminë, plagë që godasin planetin, përpjekje sekrete të “Shtetit të Thellë” për të kontrolluar rritjen e popullsisë, pandemi që shkaktohet nga kimikatet ose që çon në Luftën e III Botërore.
Kompanitë e mediave sociale, Google, Facebook, Twitter dhe Microsoft kanë deklaruar se po punojnë me autoritete kombëtare shëndetësore si edhe me Organizatën Botërore të Shëndetit për luftuar fake news, për të promovuar përmbajtje autoritare./ /ervo/























