LONDËR, 20 mars /ATSH-AFP/- Qeveria britanike urdhëroi sot mbylljen e pubeve, restoranteve, kinemave, palestrave dhe teatrove, duke rritur masat në luftën kundër përhapjes së koronavirusit të ri
“Po u kërkojmë në mënyrë të arsyeshme kafeneve, bareve dhe restoranteve që të mbyllen sonte sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos hapen nesër”, tha kryeministri konservator, Boris Johnson, në një konferencë për shtyp.
Ai theksoi se e njëjta gjë këshillohet edhe për klubet e natës, teatrot, kinematë, palestrat dhe qendrat e argëtimit./ /ervo/