KORÇË, 18 mars/ATSH/ Banorët e Korçës kanë respektuar në mënyrë strikte rregullat e vendosura nga autoritetet shtetërore për evitimin në maksimum të lëvizjes.
Qyteti i Korçës sot ishte i qetë dhe pa lëvizje njerëzish dhe automjetesh dhe gjithashtu bizneset dhe lokalet ishin të mbyllura.
Në kuadër të masave që janë marrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, banorët e Korçës kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar distancimin social.
/m.m/












